17.04.2025 - AKTIVITET TRAJNUES: “Kushtet e padrejta në kontratat konsumatore në kuadrin e legjislacionit të BE-së dhe legjislacionit material të R.Sh-së”

Shkolla e Magjistraturës, më datë 17 prill 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Kushtet e padrejta në kontratat konsumatore në kuadrin e legjislacionit të BE-së dhe legjislacionit material të R.Sh-së. Detektimi automatik i kushteve abuzive në kontratat me konsumatorët në vendimet kryesore të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian. Çmimi kryesisht i klauzolave abuzive në kontratat me konsumatorët në jurisprudencën e Gjykatës së Drejtësisë. Efektet e proceseve të ndryshme të gjykimit të konsumatorit në jurisprudencën e Gjykatës së Drejtësisë. Integrimi i kontratës që përmban klauzolën abuzive në jurisprudencën e Gjykatës së Drejtësisëpranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë: Gentjan Medja dhe Irena Plaku

Lehtësuese: Ersida Teliti

Qëllimi i këtij trajnimi është: Të rritet niveli i informacionit në lidhje me të drejtën konsumatore, në mënyrë të veçantë në lidhje me kushtet e padrejta në kontrata konsumatore, të identifikohen diskutimet doktrinale në lidhje me kushtet e padrejta, si dhe të diskutohen probleme praktike në lidhje me kushte dhe praktikën e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian..

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve. 

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Çmimi kryesisht i klauzolave abuzive në kontratat me konsumatorët në jurisprudencën e Gjykatës së Drejtësisë. Efektet e proceseve të ndryshme të gjykimit të konsumatorit në jurisprudencën e Gjykatës së Drejtësisë;
  • Integrimi i kontratës që përmban klauzolën abuzive në jurisprudencën e Gjykatës së Drejtësisë;
  • Çmimi kryesisht i klauzolave abuzive në kontratat me konsumatorët në jurisprudencën e Gjykatës së Drejtësisë. Efektet e proceseve të ndryshme të gjykimit të konsumatorit në jurisprudencën e Gjykatës së Drejtësisë;
  • Integrimi i kontratës që përmban klauzolën abuzive në jurisprudencën e Gjykatës së Drejtësisë;
  • Kushtet e padrejta në kontratat konsumatore në kuadrin e legjislacionit të BE-së dhe legjislacionit material të R.Sh-së. Detektimi automatik i kushteve abuzive në kontratat me konsumatorët në vendimet kryesore të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian;
  • Integrimi i kontratës që përmban klauzolën abuzive në jurisprudencën e Gjykatës së Drejtësisë.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë dhe prokurorë të Republikës së Shqipërisë.